Koreja e Veriut lëshon raketë balistike para stërvitjes amerikano-jugkoreane
Koreja e Veriut lëshoi të mërkurën një raketë balistike drejt Detit të Japonisë, testi i dytë brenda një jave. Lëshimi erdhi pesë ditë para nisjes së një stërvitjeje të madhe amerikano-jugkoreane.
